Bekoi pikën e basteve me temjan, rrëfehet prifti: Si qëndron e vërteta

Prej ditës së djeshme në rrjetet sociale “plasi” një debat i fortë, pasi u publikua një video ku duket një prift ortodoks që “bekon” një pikë bastesh në Korçë.

Në lidhje me këtë rast që për shumë shqiptarë është parë si skandal reagon vetë prifti Ortodoks Spiro Katundi.

Sipas tij ky është një veprim i zakonshëm që bëhet pas çdo hapje të një biznesi të ri apo blerje të një shtëpie dhe nuk ka lidhje me faktin që ajo do të shërbejë si pikë bastesh.

Reagimi

Zoterinj te nderuar… nisur nga lajme te gabuara qe mund tu jape kushdo do ishte mire qe para botimit te tyre te siguroheni plotesisht mbi problemin qe e quani lajm…une si prift do shkoj kudo qe me lejohet per te bere sherbesa dhe bekime…nuk e kuptoj cfare gabimi ka kur une bekoj investimet e njerezve biznesmene dhe ne prani te pronareve dhe familjareve te tyre…dhe pa pasur asnje klient ne lokal…

ky qenka rasti i rralle qe duhet te ofendoni personin tim…une nuk vajta si klient apo te bekoja klientet kjo po do ishte e pa faleshme per mua…por une te pakten e njoh mire detyren time…kjo eshte nje sherbese familjare pavaresisht se dikush nga deshira e tij hedh disa sekuenca ne fb..dhe komentohen ne menyre te pa lejueshme njerezore….megjithate duke mos ju kundervene…uroj per ju dhe redaksine tuaj te kini bekimet e Zotit ne familjet tuaja…

faleminderit…At Spiro Katundi”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne