Bota

Belgjika hap dyert për emigrantët e kualifikuar

Rajoni Flemish në Belgjikë do të hapë dyert nga 1 janari i 2019-ës për emigrantët e kualifikuar. Vendimi është konfirmuar nga Philippe Muyters, ministër i Punës në këtë rajon, i cili ka njoftuar gjithashtu se procedurat për procesin e punësimit, për të huajt, do të lehtësohen.

Ai shtoi se vitin e ardhshëm do të hapen dyert për emigrantët që janë të kualifikuar në rreth 20 profesione të ndryshme.

Muyters bëri me dije se në këtë rajon të Belgjikës veç tjerash ka nevojë për infermierë, operatorë të vinçave, kasapë dhe kuzhinierë.

“Mundësimi i këtij lloji të emigracionit ekonomik, është një çështje themelore për rritjen tonë ekonomike”, tha ministri.