Belinda Balluku mashtron shqiptarët për marrëdhënie inekzistente me Izraelin

Pervec interesave izraelite ne Shqiperi , Ministrja nuk permendi ndonje interes shqiptar ne kete linje fluturimesh direkte nga Tel Avivi. Minstrja a e di sesi jane trajtuar shqiptaret ne aeroportin e Tel Avivit kur mberrijne, sa ore mbahen ne kembe pa asnje shpjegim, sa pyetje u behen dhe duhet te tregojne origjinen e identitetin e tyre deri 3 breza, e pra kur shqiptaret te trajtohen njejte, atehere mund te flasim per interesa shqiptare, kur deri tani nuk na respektohen te drejta minimale. Ky shtet eshte ne lufte dhe ka shpallur ligjin e luftes, sa e sigurte eshte jeta e shqiptareve ne nje vend si Izraeli ku iu eshte bere thirrje mediatike te braktisin kete shtet pasi nuk mund te kete garanci jeta. Ky eshte njejte sikur te vendosej linje direkte me Ukrainen e kjo te perbente lajm dhe interes per shqiptaret.  Permbyllja e disa marreveshjeve me izraelitet te qeverise ne ikje, le vend per dyshime te medha, por ndoshta SPAK do kete aq kurajo te zbatoje ligjin edhe te hetoje keto marreveshje.

Postimi i saj:

Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjellta, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.
Gjatë vizitës time në Izrael takova Dina Ben-Tal Ganancia, Drejtoren e Përgjithshme të kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL. Fluturimi inaugurues më 2 Prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik, më interesant për Evropën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne