Ben Blushi tregon si fitohen zgjedhjet sipas tij

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shkruar në rrjetet sociale mbi pyetjen që sipas tij e kanë pyetur disa herë këto kohë.

“Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet?”- shkruan Blushi.

“Secili duhet te ketë një ide, një zemër dhe 50 vota”,- ka shtuar ndër të tjera Blushi.

Statusi i Blushit:

Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet? Jua them se si. Ne jemi 10.000 LIBRA. Seicili duhet te ketë një ide, një zemër dhe 50 vota. Kaq duhet për të ndryshuar Shqipërinë.E kush nga ne nuk i ka? Të tjerët skanë as ide as zemër! 

Blushi dhe partia e tij janë regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit ku kanë paraqutur edhe listat e kandidatëve për deputetë. Vetë Blushi është i pari në listën e Tiranës ndërsa Mimoza Hfizi vjen e dyta pas kreut të LIBRA-s.

Mbetet për tu parë nëse LIBRA do të arrijë të sigurojë mandate deputetësh në zgjedhjet e ardhshme edhe pse vetë Blushi e ka pranuar se sistemi zgjedhor i penalizon partitë e vogla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne