Bënë kërdinë me paketat e pushuesve, shpallet në kërkim çifti

Çifti pronar i një agjencie turistike dhe udhëtimesh, Sajmir e Marida Shehi, banues në Vorë ka koleksionuar deri më tani pesë denoncime për mashtrim me paketat turistike që shkojnë nga 900- 1200 euro për paketë.

Çifti i bashkëshortëve mashtronin edhe me biletat e udhëtimit të avionëve. Siç mësohet nga burime të 360grade.al, qytetarë të ndryshëm paguanin përmes agjencisë së këtij çifti paketa turistike apo bileta avioni. Viktimat merrnin konfirmim nga agjencia për pagesën e kryer, por kur shkonin për të kryer udhëtimin e tyre, mësonin të vërtetën e hidhur, se ishin vjedhur nga çifti në fjalë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne