Bengazi rrethohet nga ushtria e Libisë

Forcat e Gjeneral Khalifa Haftar, të njohur ndryshe me emrin Ushtria Kombëtare e Libisë, kanë rrethuar plotësisht qytetin Bengazi në lindje të vendit.

Ëanis Boukhamada komandant i ushtrisë kombëtare të Libisë ditën e enjte deklaroi se forcat që ai drejton kanë çliruar lagjen e fundit të qytetit Bengazi nga prania e terroristëve. Në mesin e muaji korrik, Haftar kishte deklaruar rimarrjen e plotë të qytetit Bengazi dhe çlirimin e tij pas tre vitesh përleshjesh. Bengazi është qyteti i dytë më i madh në Libi. Libia që prej vitit 2011 përballet me trazira për shkak të ndërhyrjes së Amerikës dhe perëndimit. Që nga ajo kohë e deri tani, ky vend është bërë arenë e përleshjeve mes grupeve rivale të cilët kanë krijuar qeveri të ndara një prej gjeneral Haftar dhe një prej Fiaz Seraxh. Seraxh me anë të mbështetjes së perëndimit, mundohet të marrë postin e peridentit në zgjedhjet e vitit 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne