Bëni pak pushim! Robotët do gatuajnë

Një kompani Angleze e teknologjisë ka zhvilluar një kuzhinë të teknologjisë së lartë (high-tech) në të cilën duart robotike do të përgatisin vakte ushqimi si kuzhinierët profesionistë.

Këta robotë do të kenë nevojë vetëm për programin e pjatave të kërkuara së bashku me të gjithë përbërësit, pas së cilës pjesa tjetër e punës do të bëhet nga krahët robotikë.

Krahët robotikë bëjnë të gjitha detyrat duke filluar nga prerja, përzierja me lugë, zjerja dhe të gjitha bëhen me ndihmën e motorëve, dorezave dhe sensorëve.

Tipari më i rëndësishëm i kësaj kuzhine robotike është që pas punës, kuzhina pastrohet. Kuzhina robotike Moley është në gjendje të gatuajë më shumë se dy mijë lloje gatimesh./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne