“Benzi ka dalë nga moda”, Ylli Ndroqi “sfidon” SPAK-un, nxjerr në rrugë dy “bishat” Range Rover

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon se tashmë do të dalë në rrugë me dy supermjete të tjera.

Në shkrimin që e ka shoqëruar edhe me video, tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë.

Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK, Ylli Ndroqi përdor notat e ironisë duke thënë se cilëson si të dalë nga moda.

“Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”, shkruan Ndroqi.

Edhe pse i vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm politik, Ndroqi i dorëzoi sot dy televizionet Ora News dhe RTV Ora me një rrogë mujore gjendje në arkë dhe një milionë dollarë detyrime të pambledhura, nga të cilat pjesën më të madhe, për ironi të fatit ia kishte Partia Socialiste.

Një gjest për tu admiruar ky i Ndroqit që të paktën nuk i la punonjësit e tij në mes të katër rrugëve, por iu garantoi pagesën edhe për dy muajt e fundit.

Nga dita e sotme, dy televizionet në pronësi të Ylli Ndroqit do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, me administrator Arjan Baçin./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne