Beograd – Çavusoglu hap monumentin e ngritur në përkujtim të ambasadorit turk Balkar

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri hapjen e monumentit të ngritur në përkujtim të ambasadorit turk, Ahmet Galip Balkar, i cili u martirizua në Beograd më 9 mars 1983 nga pjesëtarët e organizatës terroriste ASALA (Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë/Armenian Secret Army for the Liberation of Armenia).

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ministri Çavusoglu së bashku me homologun e tij serb Ivica Daçiq mori pjesë në ceremoninë e hapjes së monumentit të ngritur në kujtim të ambasadorit turk, Balkar, i cili u vra në afërsi të godinës së ambasadës.

“Falënderoj Serbinë për përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit. Turqia gjithashtu vazhdon për të luftuar të gjitha format e terrorizmit”, deklaroi ministri Çavusoglu.

Ndërkaq Daçiq theksoi se kujtimi ndaj ambasadorit të ndjerë Balkar, që humbi jetën në sulmin terrorist, do të mbahet gjithmonë i gjallë, ndërsa shtoi se “Edhe pse nga ngjarja terroriste kanë kaluar 36 vjet, Serbia dënon të gjitha aktet e terrorit që synojnë paqen dhe stabilitetin”.

Më 9 mars 1983 në afërsi të godinës së ambasadës së Turqisë në Beograd, dy pjesëtarë të organizatës terroriste ASALA kryen një sulm ndaj ambasadorit Balkar me armë automatike, i cili pas dy ditëve iu nënshtrua plagëve të marra.

Në këtë sulm gjithashtu humbi jetën një student jugosllav, i cili ishte goditur nga një plumb deri sa ishte duke kaluar në afërsi.

Agresorët Kirkor Levonyan dhe Raffi Aleksandr u arrestuan më 9 mars 1984 dhe u dënuan me nga 20 vjet burg./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne