Beogradi kundër Vuçiç: “punëtorët nuk janë skllevër”

Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd kundër politikave të qeverisë dhe fitores së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet presidenciale.

Për të nëntën herë me radhë, protestuesit mbrëmë u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Beograd, duke mbajtur parulla në të cilat, pos tjerash, shkruante “punëtorët nuk janë skllavë”.

Pjesëmarrësit protestuan kundër fitores së Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale më 2 prill, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në fushatë.

Zoti Vuçiq, 46 vjeçar, ka fituar 55% të votave dhe ia doli ta sigurojë fitoren në rrethin e parë.

Në këtë mënyrë, kryeministri aktual i Serbisë, tash mund ta kontrollojë në tërësi parlamentin, ku Partia Progresiste e tij e ka shumicën, dhe procesin qeverisës.

Disa kritikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund ta çojë Serbinë prapa në autokraci, që simbolizohet nga ish-lideri, Sllobodan Millosheviq, gjatë një dekade sa ishte president./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne