Berat/ Hyjnë të vjedhin naftë, njëri nga autorët mbetet i plagosur, qëllohen nga roja

Tentuan të vidhnin naftë në makineritë e gazsjellësit, roja plagos me armë gjahu  një nga autorët. Policia e Beratit arrestoi në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhje, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”

Arrestohet edhe roja i parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Ngjarja u shënua më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00, kur shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin  Mbrakull.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne