Berat ,mbyllet rezervuari i fshatit, banorët protestë para Bashkisë

Mbyllja e rezervuarit të fshatit, Bilçe në Berat prej dy muajsh ka sjellë tharjen e tokave si mungesë e vaditjes.

Banorët e fshatit ditën e sotme protestuan përpara bashkisë së Beratit, e cila nuk lejon hapjen e ujit dhe vaditjen e tokave.

Sipas banorëve, drejtori i ujërave në bashki shfrytëzon rezervuarin privatisht për pershkim.

Gjithashtu banorët shprehen se janë kërcënuar nga policia e shtetit, për të mos u afruar rezervuarit.

Pas protestës se banorëve të fshatit Bilçe menjëherë ka reaguar Bashkia e Beratit, e cila bën me dije se janë marrë të gjitha masat për zgjidhjen e shqëtësimit të banorëve, si edhe do merren masa ndaj personit që përdor rezervuarin në mënyrë private.

“Janë marrë masat për zgjidhjen e shqetësimit të banorëve. Do merrem masa ndaj personit që rrit peshq në këtë rezervuar”, thuhet në reagimin e bashkisë.

Përsa i përket vaditjes, bashkia thekson se rezervuaret do të përdoren për furnizimin e popullatës vetëm në raste emergjencash dhe jo për vaditje, pasi rezervuari është në kuotat minimale.

“Janë bërë matjet për nivelin e rezervuarit dhe prefektura ka dërguar një shkresë në bashki ku thuhet se rezervuaret do të përdoren edhe për furnizimin e popullatës në raste emergjencash dhe prandaj ky rezervuar nuk po përdoret për vaditje pasi është në kuotat minimale. Ramë dakort me banorët e fshatit për të zgjidhur këtë problem”, theksohet në reagimin e bashkisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne