Berat, ndalohet drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy nxënëse

BERAT- Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve.

Yzedin Hajdari, 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua në orët e para të kësaj të enjte nga seksioni për krimet.

Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse të shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara”.

Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave të cilat kanë rrëyfer skenat e turpshme të drejtorit të gjimnazit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne