Berat, përplaset makina e Policisë Rrugore

Pasditen e së shtunës, rreth orës 19:00, në segmentin rrugor Kuçovë-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor” është përplasur një mjet tip Volkswagen me mjetin e Policisë të Qarkullimit Rrugor.

Si pasojë e aksidentit, të dyja makinat kanë rënë në kanal. Nga përplasja janë dëmtuar dy efektivë të policisë si dhe drejtuesi i mjetit Volkswagen, shtetasi me iniciale E.Sh.

Të tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne