Berati në flakë, banorët kërkojnë ndihmë nga ajri

Kodra e Gjelbër mbi lagjen Goricë të Beratit po lufton me flakët e zjarrit qysh prej ditës së djeshme. Sipas banorëve të zonës zjarri po rrezikon banesa dhe lokale.

“I gjithë mali po digjet, kërkojmë ndërhyrje me helikopter, pasi përmasat e zjarrin janë të mëdha dhe nuk mund të ndalohen me zjarrfikëse apo lopata. Banorët janë vënë në gatishmëri, por ndihma e tyre nuk mjafton”- shprehet njeri nga banorët.

Për shkak të zjarreve, Kodra e Gjelbër, e cila konsiderohet si mushkëria e qytetit, nga viti në vit po humbet sipërfaqe të tëra me pisha qindra vjeçare.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne