Berisha denoncon Irena Gjokën: Këshilltare e Ergys Agasit, ka hyrë dhe ka dalë nga zyra e tij

Kreu i PD Sali Berisha denoncoi gjyqtaren Irena Gjoka për bashkëpunim me Ergys Agasin.

Në një deklaratë për mediat, jashtë SPAK, Berisha tha se Irena Gjoka ka shërbyer si këshilltare e Agasit, pasi sipas kryedemokratit gjyqtarja ka hyrë dhe ka dalë nga zyra e Agasit.

“Sa për dijeni Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përvecse këshilltare e Ergys Agasit. Besoj i keni parë videot në dosjet e Ergys Agasit, sesi serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit”,deklaroi Berisha.

Berisha lexoi emrat e anëtarëve të KLGJ që votuan të mos pranojnë kërkesën për nisjen e procedurave për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, duke i konsideruar ‘kriminelë’.
“KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelian Koça, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës”, u shpreh Berisha./politiko.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne