Rajoni

Berisha i prerë: Kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkrahur idenë e vijueshmërisë së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve.

Ish-lideri i demokratëve theksoi se marrëveshjet duhet të respektojnë sovranitetin e dy vendeve.
I ftuar në emisionin “Opinion” Berisha tha se problemi i vërtetë janë mazhorancat në këtë rajon, dhe jo minoritetet.

“Nuk jam kundër një marrëveshje. Kam mbështetur, mbështes dhe do mbështes një marrëveshje. E konsideroj shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial mes dy vendeve. Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqendrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit”, tha ai.
Burimi: BalkanWeb

OPINIONE