Berisha: Ju tregoj faktet pse Xhorxh Soros është mafie anti-shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mandatin Xhorxh Soros si anti-shqiptar dhe oragnizatën e tij si “mafia të rrezikshme.

“Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një netëork mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.

Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.

Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare” – tha Berisha në një intervistë për gazetarin Artur Zheji.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne