Berisha ka filluar një “luftë” të re kundër shërbimeve amerikane në Shqipëri

Nga Ylli Përmeti
Berisha njoftoi dje se kishte punësuar një nga arkitektët e fushatës së Trampit, LaCivita; një amerikano-italian. Ai synon “të godasë me një gur dy zogj”: edhe të krijojë bindjen se ai do të fitojë zgjedhjet edhe se do t`i hiqet “non-grata”, meqënse LaCivita ishte një ndër arkitektët e fushatës së Trampit dhe tani mund të shërbejë si arkitekt i fushatës së Berishës dhe ndërmjetës për të ndikuar tek Trampi për heqjen e “non-gratës”.
Të dy këta qëllime do të jenë një fiasko: së pari, sepse Trampi dhe Berisha nuk janë njësoj dhe së dyti sepse LaCivita njeh shoqërinë amerikane por jo tonën (do t`i duhen disa muaj studim që ta kuptojë).
Por nga dy arsyet e përmendura, e para është më e rëndësishme, se Trampi me Berishën nuk janë njësoj, as në karakter, as në bindje dhe as në gjendjen penale. Trampi ka karakter të qendrueshëm ose qendrime politike të patundshme (dëgjoni qendrimet e Trampit 40 vite më parë dhe dëgjojeni sot) ndërsa Berisha ka karakter të paqendrueshëm dhe qendrime sipas “epsheve” të tij.
Trampi është antiglobalist dhe antisorosist ndërsa Berisha vetëm “anti-sorosist” por edhe ndaj Sorosit kundërshton vetëm “përallën” që ka krijuar vetë. Trampi është tashmë president dhe pavarësisht se i ngritën disa çështje penale, detyra e tij i shuan ato nga “defterët” e drejtësisë ndërsa Berisha është në ndjekje penale –deri tani, vetëm për një çështje, me qindra të tjera në pritje– dhe në mëshirën e amerikanëve ose atyre që këqyrin Spakun.
Në fund, Trampi nuk mund të zgjedhë mes dosjes që i kanë “qendisur” shërbimet amerikane në Shqipëri që në vitin 2013 dhe LaCivita-s, ose ndonjë kërkese të këtij të fundit për t`i hequr Berishës “non-gratën”, sepse do t`i duhet të vërë në dyshim shërbimet amerikane në Shqipëri. Berisha ndoshta mendon se fakti që Trampi ka shfaqur një lloj armiqësie ndaj CIA-s dhe po përpiqet ta “reformojë” atë, ai do të ketë dyshime dhe për “dosjen” që i është “qendisur” nga shërbimet amerikane në Shqipëri, ose edhe nëse s`ka dyshime ndaj shërbimeve në Shqipëri, t`ia kallë Berisha përmes ndërmjetësit (LaCivita) të tij, dhe kështu Trampi zgjedh heqjen e “non-gratës” dhe vendos në pikëpyetje shërbimet amerikane në Shqipëri.
Jam i bindur se këto ditë LaCivita do të takohet dhe shërbimet amerikane në Shqipëri dhe ndoshta lexon dosjen e Berishës. Nëse e lexon, do ta braktisë përfshirjen e tij në fushatën e Berishës por edhe mund të “luajë” sa për të marrë ndonjë shumë marramendëse. Amerikanët e përdorin këtë lloj “diplomacie”.
Të shohim! Lufta e Berishës për t`u çliruar nga kthetrat e drejtësisë vazhdon ndërsa e amerikanëve, ose shqiptaro-amerikanëve, vazhdon për drejtësinë.
/Nga profili i tij ne Meta

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne