Berisha: Kjo foto nxiti konfliktin mes Ajola Xoxës dhe Linda Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto nga rrjetet sociale të Ajola Xoxës që sipas tij nxiti kontrollet në shtëpinë e saj dhe që dëshmon konfliktin mes familjes Rama dhe çiftit Veliaj-Xoxa. Në këtë foto, Ajola Xoxa ka pozuar me një grua tjetër, të cilën komentuesit e shkëmbejnë me Linda Ramën. Pavarësisht komenteve, thotë Berisha, Xoxa nuk ka sqaruar se kush është gruaja tjetër dhe kjo ka provokuar inatin e zonjës Linda Rama.

“Këtu është gracka. Shikojeni me vëmëndje këtë foto! Ju të gjithë mendoni se kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Lui Kasal dhe znj. Veliaj që e poston këtë kastile, Velica, për t’i çuar nervat asaj ka marrë me dhjetëra komente, ku i thonë “Paske dalë me zonjën e parë..”. Nuk e përgënjeshtron në asnjë rresht. (u kthehet gazetarëve) Këto duhet t’i ndiqnit ju, jo unë. Por unë betejën e vazhdoj. Deri këtu zbret lufta. Çfarë ndodhi? Znj. Rama i tha “Rri me Luis Casal ti tani…”. Unë nuk them se kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja këtë si foto e zonjës së parë dhe të dytë në pamje të parë” u shpreh Berisha./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne