Berisha komenton protestën e opozitës, publikon lajmin e medias ndërkombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestën e opozitës mbajtur ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë.

Berisha ka publikuar kroniken që televizioni Euronews ka transmetuar lidhur me protestën e opozitës, duke shtuar se motoja e protestuesve ishte Rama ik.

Reagimi i Berishës

Protesta madheshtore e opozites, Euroneës transmeton lajmin e protestes te sotme ne Tirane.

Ne lajmin e saj te shoqeruar me videon e meposhtme ky rrjet televiziv informon se Opozita protestoi me moton “Rama ik”! Opozita e qendres se djathte dhe te majte denoncoi lidhjet e qeverise me mafien shqiptare dhe se me protestuesit u bashkuan edhe studentet, te cilet kerkonin uljen e tarifave te universiteteve! sb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne