Berisha-Meta në gjunjë para SHBA, akuzojnë Bashën për skenarin e destabilizimit

Ilir Meta dhe Sali Berisha kërkoi t’ia faturojnë Lulzim Bashës planin e tyre të dështuar për destabilizimin e vendit, si shpresa e fundit për të shpëtuar veten, familjarët e tyre dhe pasuritë e vjedhura nga SPAK-u. Për disa muaj me radhë, Berisha dhe Meta, përdorën Bashën dhe Monikën në aksionin e tyre për destabilizimin e vendit ose për të detyruar ndërkombëtarët të pranonin një amnisti për ta. Skenari dështoi falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u kërcënuan drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit amerikanë se do të futeshin në listën e zezë nëse nuk hiqnin dorë nga aktet dhunës dhe strategjia, e cila udhëhiqej në prapaskenë nga Berisha dhe Meta. Madje Lulzim Basha mori një kërcënim të prerë, kur u paralajmërua se Partia Demokratike mund të shpallej organizatë e dhunshme. Ky presion solli edhe tërheqjen e Bashës.

Nga ana e tyre, Ilir Meta dhe Sali Berisha, për të mos dalë zbuluar akuzojnë Bashën si orkestrues të këtij skenari. Disa ditë më parë, Ilir Meta akuzoi në mënyrë të tërthortë Lulzim Bashën për një plan për djegien e Kuvendit. Kjo akuzë u hodh poshtë menjëherë nga Partia Demokratike. Por, dje ka befasuar Sali Berisha, i cili tha se Basha ishte përgjegjës për djegien e mandateve. Berisha tha: “Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi, ai duet ti dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje … Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”. Si duket Berisha dhe Meta duan të shfajësohen para ndërkombëtarëve, duke akuzuar Bashën, pas dështimit të planit të tyre për destabilizimin e vendit dhe sabotimin e SPAK-ut./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne