Shqiperia

Berisha: Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!

Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha ka reaguar për të parën herë për atentatin e mundshëm që kanë raportuar mediat ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Berisha ka akuzuar drejtëpërdrejtë Edi Ramën si atentatorin e mundshëm të sulmit.

“Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!

Rama pranon se qëndron ai vetë me mafien e tij shtetërore prapa kërcënimit ndaj Bashës! Ai me pohimin e tij gazetarëve u tha: mos kujtoni se e kam bërë unë!

Prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat të mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramën, i cili e shef se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për tu kapur pas një fije bari është eliminimi  fizik i kundërshtarit.

Ky arsyetim bazohet ne:

Së pari cilido që analizon me qetësi të dhënat arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me një piste zyrtare mafioze.

Se dyti dy vite më parë Rama angazhoi kryebanditin e Tiranës për ti çuar Bashës direkt, nëpërmjet zonjës Ademi, asokohe deputete e PD-së mesazhin e Edvinit “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD-ja dhe media, por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjembi në këmbë përkundrazi ju shumëfishuan fuqitë.

Se treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurtë në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëj gjithçka për të shpëtuar lekurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori përsipër autorësinë e skenarit për destabilizimin e vendit, deklaroi atë që ka përgatitur vetë pasi nuk arriti nuk guxojë të mohojë skenarin e destabilizimit të vendit për të shpëtuar lëkurën e tij.

Se treti, cilido që ka ndjekur me vëmendje sjelljet, manierizmat, fjalët e Ramës tre javët e fundit konstaton se Rama është jo vetëm i sëmurë, por edhe i pakurueshëm. Ai ka humbur jo gjumin, por mendjen!

Me këtë rast i themi kreut të meduzës të krimit të organizuar Edi Rama, se për çdo përpjekje kundër liderit të opozitës apo anëtarëve të saj do përballesh me ndëshkimin me të rëndë personal! ” shkruan Berisha ne Facebook.//Gazeta Impakt

OPINIONE