Shqiperia

Berisha: Policia po fsheh aksidentin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë

Ish-Kryeministri ka denoncuar një aksident të rëndë që sipas njoftimit nga ‘qytetari dixhital’ ka pësuar Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë. Madje Berisha shkruan se prej aksidentit Agaçi ka mbetur i plagosur dhe se ka pasur edhe viktima, por sipas ish-kryeministrit ngjarja është fshehur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Mbahet i fshehte nga gjeneral Hashashi aksidenti i rende i Don Agaçios. Ka dhe viktima. Vet ai eshte plagosur.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor, mbreme Don Agaçio, sekretari i Pergjithshem i Kryeministrit ka bere aksident me makinen e punes AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet qe ka patur te plagosur, perfshire edhe vete Don Agaçion si te plagosur!” – shkruan Berisha./lapsi