Berisha: Pse urdhëroi Rama arrestimin e protestuesve të Unazës

Sali Berisha e konsideron arrestimin e protestuesve dhe ish-deputetit Klevis Balliu një akt të urrejtjes primitive të Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministrit ky veprim motivohet edhe nga urrejtja e Ramës ndaj babait të deputetit, Fahri Balliu.

Postimi:

Në një akt të verbër të urrejtjes së papërmbajtur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdhëroi mbajtjen, në qelitë e komisariatit të ish-deputetit dhe veprimtarit të PD, Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë, vetëm e vetëm për të shtyrë dufin e urrejtjes së tij familjare ndaj Klevisit, që prej një viti mbështet me të gjithë vendosmërine e tij, protestën e heronjve të pamposhtur të Unazës së Re, që po sakrifikojnë çdo gjë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Duke arrestuar për të dytën herë pa asnjë arsye ligjore, ish-deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kërkon gjithashtu të shfryjë urrejtjen e tij familjare primitive ndaj të atit të Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij ka treguar me vërtetësi të madhe, fytyrën e vërtetë kriminale të Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij të xhelatëve, hajdutëve, trafikantëve mafiozë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re dhe shtoj se çdo orë e tyre në qeli, së shpejti do të shndërrohen në vite burg për Edvin Mafinë dhe narkohorrat e tij!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne