Berisha publikon një foto, pretendon se ka gjetur pasaportat kolumbiane të Olsi Ramës dhe Ermal Hoxhës

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin 360 gradë në Ora News, ka shfaqur një fotografi, ku duken dy pasaporta. Ai pretendon se këto janë pasaportat kolumbiane të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama dhe nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Berisha i akuzon ata se janë pronarët e laboratorit të Xibrakës dhe se “me paratë e kokainës u ndërtuar kulla e Stadiumit Kombëtar”. Pavarësisht se Berisha ka marrë përsipër autenticitetin e këtyre dokumentave, verifikimi i tyre mbetet i pamundur dhe me gjasë ato janë thjesht fotografi të ndërtuara me photoshop.

Këta janë Olsi Rama dhe Ermal Hoxha, të cilët kanë qenë në epiqendër të ndërtimit të uzinës më të madhe të kokainës në Ballkan. Olsi ka nxjerrë nga Shqipëria Genc Xhixhën. Ka transportuar me makinën e përshtatur për transportin e kokainës. Kurse nipçja e Hitlerit shqiptar, do të pasurohej me miellin e partisë. Shqiëpëria do të inaguronte pushtetin e rilindjes me tonelata kokainë, me të cilën u ndërtua kulla e familjes Kristaq Rama dhe mall-i i partisë në stadiumin Kombëtar“, u shpreh Berisha në emision./TPZ.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne