Shqiperia

Berisha: Rama më i diskredituari në NATO, lëpihej e nxirrte foto nga takime imagjinare

Sipas Sali Berishës, Edi Rama ishte lideri më i diskredituar në Samitin e NATO-s.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama e uli buxhetin për NATO-n nga 2.21% që ishte para vitit 2013, në 1.1% sot.

Anëtarësimi në NATO i kushton çdo vendi një shpenzim prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto tek ushtria.

“Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre!”, – shkruan Sali Berisha.

 

POSTIMI I BERISHËS: 
Edvin Kristaq Rama me i diskretituari ne Samitin e NATO-s!
Te dashur miq, Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre! sb