Shqiperia

Berisha: Rama ndryshoi qëndrim për Tahirin, kërkon votë kundër arrestimit

U duk sikur Edi Rama e dorëzoi pa kushte Saimir Tahirin, por sulmi që Fatmir Xhafaj i bëri prokurorisë dhe qëndrimi armiqësor i deputetëve të PS në Komisionin e Mandateve ndaj prokuroëve tregojnë një ndryshim të socialistëve përkundrejt dosjes Tahiri.
Sali Berisha shkon më tej. Sipas tij, Edi Rama po tenton të bëjë lobim në radhët e opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Sipas Berishës Rama është marrë peng nga vetë Tahiri, ndaj ka ndryshuar qëndrim orët e fundit.
“Pengmarrje!
Rama dorezohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit!

Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen!” shkruan Berisha.

OPINIONE

INTERVISTA