Berisha: Rama s’i fali Xhafajt përpjekjen për arrestimin e Gjushit

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook, lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të brendshëm.

“Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!” e nis Berisha postimin e tij ndërsa shton se në ligjin e mafies, koka e denuar duhet asgjesuar, ne mos fizikisht se paku moralisht. “Kjo ekzakt ndodhi me Xhafën, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.” thekson Berisha

Berisha i qëndron sërish deklaratave të tij se e gjitha u bë vetëm për të fshehur shkakun e vërtët të largimit të tij, mbrojtjen me cdo kusht të lëkurës së tij dhe të Gushit, për të cilin shkruan Berisha

Xhafa shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe bindi/kerkoi pas urdherit te prokurorise arrestimin e tij. Rama bllokoi veprimet e Xhafes duke e strehuar Gjushin nje nate ne Surrel dhe te nesermen e mbajti kudo mbas vehtes, madje per ti dhene imunitet te plote e paraqiti edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Postimi i plotë:

Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!

Ne ligjin e mafies, koska e denuar duhet asgjesuar, ne mos fizikisht se paku moralisht. Kjo ekzakt ndodhi me Fatzi Xhafen, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.

Te gjitha keto vetem e vetem per te fshehur e maskuar shkakun e vertet te largimit te tij, qe jane mbrojtja nga Rama me çdo kusht e lekures se tij dhe te Gjushit, per te cilin Xhafa shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe bindi/kerkoi pas urdherit te prokurorise arrestimin e tij. Rama bllokoi veprimet e Xhafes duke e strehuar Gjushin nje nate ne Surrel dhe te nesermen e mbajti kudo mbas vehtes, madje per ti dhene imunitet te plote e paraqiti edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Akuzat kryesore qe makineria e kryeshpifesit te kombit leshoi kunder Fatziut jane:

E para, Xhafa u largua sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konferencen e shtypit te njoftuar gazetareve direkt nga Sugar Fuga nje video me skena erotike. Per te mbeshtetur kete akuze, sipas te ciles Xhafa eshte viktime e krimit te pasionit, u angazhua vet direkt kreu i meduzes, i cili ne Lushnje paturpesisht deklaroi: “Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo. Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.

Akuza e dyte, Xhafen e larguan sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konference shtypi ekspertizen italiane te zerit te aferes se famshme te Alfred Velise, e cila deshmon se zeri ne audio eshte fiks i Geron Xhafes.

Akuza e trete, Xhafa iku sepse kishte vendosur kontakte me Klement Balilin per ti marre videoregjistrimet e tij per Ramen, Bushatin, Gjiknurin, Ahmetin, Tahirin etj. Ndaj dhe Rama ne takimin me narkopolicine do ti thoshte haptas Xhafes se pritet te vije ambasadorja e SHBA te flase per arrestimin e Balilit, indirekt ti po e mbron Balilin.

Por perseri, te verteten e largimit tij e nxori Rama ne Lushnje ku i kujtoi Xhafes guret e hedhur mbi partine si me arrestimin e Ndokeve, per te cilin Rama nuk shqiperoi nje fjale por dhe te Avdyleve, Bajreve por mbi te gjitha Rama nuk i fali Xhafes perpjekjen per arrestimin e Gjushit, faktikisht rrezimin e tij si kryeminister ndaj dhe i dergoi me Don Agaçion ne ora 01:30 ne shtepi zarfin me dy shkresa. E para me propozimin e tij per shkarkim nga detyra, e dyta me vendimin e tij per te pranuar doreheqjen e tij. Xhafa zgjodhi fatin e tij.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne