Shqiperia

Berisha: Si po e manipulojnë mediat ngjarjen e Elbasanit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mediat po manipulojnë atë që ndodhi në Elbasan në 18 shtator. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se mediat po mundohen të trillojnë histori, për arrestimin e Enea Bekteshit, i cili është vënë nën akuzë si shoferi i Audit që goditi makinën e nëndrejtorit të Elbasanit.
“Prej 2 ditesh mediat e shkruara dhe elektronike janë ne një gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policisë lidhur me anëtarin e bandës te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zëvendësdrejtorin e policisë se Elbasanit.
E vërteta është se banditi Bektashi eshte zgjedhur si “koke turku” për kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te dëshmonte gjithçka per lidhjet e perandorisë se krimit te Elbasanit me pushtetarë qeveritaret, ndërmori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne mënyrë te pakundërshtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht një ushtar i tij. Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjëherë sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policisë dhe te narko-shtetit te Norieges! Sb”, – shkruan Berisha.

OPINIONE