Berisha thirrje opozitës: Rruga e vetme kundër së keqes, të djegim mandatet

Pas votimit dhe betimit të kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku, ish-kryeministri Sali Berisha foli jashtë sallës. Fillimisht ai foli për momentin kur punonjësit e gardës e ndaluan të merrte fjalën.

“Kërkova fjalën për procedur. Kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas parafolësit. U nisa drejt foltores për të folur për procedur. Edi Rama organizoi mercenarët dhe bëri një prit, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pasi kryetari më jep fjalën, një cub, një fundërrim, më ndërpret rrugën.

Këtë e bëri Rama dhe vetëm Rama, nuk e bëri Gramoz Ruçi. Nuk e bëri Ruçi kurrë, ai të jep fjalën dhe kaq.

Kjo do të thotë se kjo opozitë në këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Edi Rama me emërimin e tij si prokuror i përgjithshëm të marrë çdo vendim për të përmbysur narkoregjimin e Edi Ramës.

E siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga e gjithë shqipëria. Në parlament me bandit të cilët vënë prita të deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve .

Kjo sepse s’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i vihet prita në Parlament.

Unë po flas si Sali Berisha dhe po bëj deklaratën time që në këtë parlament në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe bëhet një horizont i pakapshëm, kur asaj i dhunohet e drejta.

Sa për procesin e prokurorit i kam shprehur qëndrimet e mia.

Është Edi Rama Prokuror. Sot noriega u zgjodh kryeprokur. E keqja më e madhe e shqipërisë pas komunizmit është Edi Rama. Kjo e sotmja s’ka asnjë lidhje me AdriatikLlallën.

Ka lidhje me mbrojtje e kushtetutës, me vetingun që iu premtua shqiptarëve dy vite rresht dhe tani i bën menderen mbi…Ka lidhje me protestën ndaj një mafie të rrezikshme që ka mbërthyer vendin.

Shoqëria civile e tëra sorosiane për gjashtë muaj nuk solli asnjë njeri, dhe sot u dorëzuan kandidaturat pasi kryen misionin e tyre.

Asgjesim mandatesh do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet, nuk do të thotë bojkotim.

Edi Rama nuk do negociata, por pushtetin e tij të drogës ndaj dhe ky pushtet në kushtet kur parlamenti nuk zbaton asnjë rregull. Është një parlament që duhet ndarë një minutë e më parë nga e keqja.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne