Berlini zyrtar pranon kontaktet e inteligjencës gjermane me FETO-n

Berlini zyrtar ka lënë pa përgjigje në Parlamentin Federal të Gjermanisë (Bundestag), për interesa shtetërore, një interpelancë të Partisë së Majtë (Die Linke) në opozitë.

Pyetjet rreth bashkëpunimit me FETO-n kanë mbetur pa përgjigje me justifikimin se do të dëmtonin aktivitetet e shërbimeve informative.

Qeveria gjermane refuzoi të informojë Bundestagun për këtë çështje.

E pyetur më 7 qershor “nëse ka bashkëpunuar me persona, institucione, shoqata dhe media të lidhura me FETO-n gjatë viteve 2017 e 2018” dhe “nëse ka plane të tilla për të ardhmen”, të cilat do të kërkonin fonde federale, qeveria e Kancelares Angela Merkel refuzoi t’u jepte ligjvënësve informacion të detajuar.

Berlini zyrtar tha se nuk mund të përjashtonte që “anëtarët e kësaj organizate ishin të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti”, por argumentoi se deri më tani nuk kanë marrë prova të sakta për të dyshuarit e FETO-s që jetonin në Gjermani.

“Subjekti i kësaj çështjeje përfshin informacione të cilat prekin veçanërisht aftësinë funksionale të agjencive të inteligjencës, prandaj nuk mund të japim informacione që mund të vihen në dispozicion të publikut”, deklaroi qeveria gjermane ditën e hënë përmes një përgjigjeje me shkrim.

Ajo gjithashtu argumentoi se lëshimi në publik i çdo informacioni rreth kësaj çështjeje përbën rrezik të madh për deshifrimin e “kontakteve të çmuara të inteligjencës”, të cilat duhet të mbrohen.

Ligjvënësja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke, e kritikoi qeverinë për fshehje të informacionit nga Bundestagu sa i përket bashkëpunimit e saj me FETO-n.

“Qeveria po fsheh bashkëpunimin e saj me FETO-n dhe ky bashkëpunim është kaq shpërthyes, saqë ajo po refuzon të japë një përgjigje me justifikimin se duke vepruar kështu do të dëmtonte aftësinë funksionale të agjencive të inteligjencës”, u shpreh deputetja e majtë për transmetuesin ndërkombëtar gjerman, “Deutsche Welle”.

Jelpke shtoi se përgjigjet e cungëta të qeverisë tregojnë qartë se ajo po bashkëpunon me FETO-n ekskluzivisht përmes shërbimeve të inteligjencës.

Toleranca e autoriteteve gjermane ndaj kësaj organizate terroriste, por edhe hezitimi i tyre për të ekstraduar të dyshuarit e FETO-s në Turqi, janë shndërruar në burim tensionesh midis dy vendeve.

Vetëm pak kohë më parë, Gjermania pati sinjalizuar një ndryshim të këndvështrimit të saj në lidhje me FETO-n. Por fakti që Berlini zyrtar nuk i dha përgjigje të kënaqshme interpelancës së Partisë së Majtë në lidhje me organizatën terroriste gyleniste, s’bëri gjë tjetër veçse i shtoi edhe më shumë pikëpyetjet mbi qëndrimin e Gjermanisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne