Bernie Sanders paralajmëron mbi pasojat e sulmit amerikan në Siri

Senatori demokrat Bernie Sanders paralajmëroi se Amerika rrezikon të zhytet për një kohë të gjatë në një batak të ri në Lindjen e Mesme.

Senatori i Vermontit tha se presidenti amerikan Donald Trump duhet të sqarojë popullin amerikan mbi qëllimet e vërteta të sulmit ushtarak kundër Sirisë, sepse ky sulm do të ketë pasoja të rënda për Amerikën. Ai shtoi se Trump po ndjekë rrugën e presidentëve të mëparshëm të SHBA, të cilët i kanë kritikuar ashpër gjatë fushatës elektorale për ndërhyrjet e tyre në Irak, Afganistan dhe Libi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne