Bernie Sandersi akuzoi princin saudit dhe Izraelin

Duke folur në konferencën J Street, të organizatës liberale çifute e cila përshkruhet e orientuar drejt Izraelit dhe paqes, senatori Sanders ashpër ka kritikuar princin saudit Muhamed bin Selman dhe ka bërë thirrje Arabisë Saudite për shkak të mungesës së saj mbështetëse Palestinezëve.

“I drejtohem princit dhe liderëve tjerë multi miliarder në rajon, ndaluni të flitni për varfërinë dhe problemet në Gazë, bëni diç të rëndësishëm rreth saj”, ka thënë Sandersi.”Një ditë dëgjova se mbreti saudit ka premtuar 50 milion dollar ndihmë UNRWA-së dhe agjencionit të KB të cilët punojnë për refugjatët palestinez. Ajo shumë nuk është e vogël, por mos të harrojmë se ajo është vetëm 10% të shumës të cilën princi ka paguar jahtën e tij”.

Princi i kurorës i cili thekson se po udhëheq fushatën kundër korrupsionit në vendin e tij, është kritikuar për shkak të shpenzimeve të tija enorme, duke përfshirë edhe blerjen e pikturës së Leonardo de Vinqit në vlerë prej 450 milion dollar. Gjatë turneut amerikan të kryer gjatë këtij viti princi Muhamed bin Selman ka paralajmëruar biznese me kompanitë amerikane në vlerë me miliarda dollar.

Sandersi ish kandidati presidencial i cili u bë figurë udhëheqësi në politikën amerikane të majtë, ka dënuar Izraelin për shkak të represionit vdekjeprurës mbi demonstruesit të qetë në Gazë duke thënë se Izraeli” ka reaguar tej mase” kundër protestave palestineze gjatë muajit të kaluar, duke shtuar se prezenca e pjesëtarëve të Hamasit në protesta nuk i arsyeton të shtënat mbi demonstruesit duarthatë.”Për mua është e pabesueshme se kjo çështje të konsiderohet e kontestueshme”, ka thënë ai. Forcat izraelite kanë shtënë me zjarr kundër palestinezëve, duke përfshirë fëmijët dhe gazetarët, që kur me 30 mars në Gazë filluan protesta. Më së paku 34 palestinezë janë vrarë dhe 2000 janë plagosur.

Sandersi poashtu ka dënuar Izraelin për shkak të “bllokadës johumane të Gazës”. Nga KB kanë thënë se enklava palestineze prej dy milion njerëzve , në të cilin papunësia është mbi 60%, është bërë”e pamundshme për jetë normale”.

Në konferencë Izraelin e ka kritikuar edhe ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice, ndërsa ambasadori i Palestinës në Washington Husam Zomplot ka thënë se Administrata palestineze është e përkushtuar zgjidhjes së dy shteteve, por nuk do të heq dorë nga Jerusalemi.”Nuk ka shtet pas Jerusalemin Lindor dhe nuk ka shtet pas zgjidhjen e problemit të refugjatëve”, ka cek ai.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne