BERZH: Për të kapur Evropën ju duhen 200 vite

Nëse vazhdojnë të zhvillohen me të njëjtat ritme të ulëta ekonomike, vendet e Ballkanit Perëndimor do t’u duhet të paktën 200 vite për të kapur mesataren e të ardhurave të vendeve të Bashkimit Evropian. Ky është opinioni i drejtoreshës së zyrës rajonale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Zsuzsanna Hargitai, e cila zuri vend në të gjitha agjencitë e lajmeve serbe.

Drejtoresha e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor ka folur për mediat serbe duke analizuar se përse rajoni – Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – në tërësi po vonon për sa i përket zhvillimit ekonomik. Sipas saj disa nga arsyet janë se “rregullat dhe procedurat komplekse ndaj biznesit teksa ndërmarrjet më kryesore zotërohen nga shteti dhe kanë avantazhe të theksuara ndaj kompanive private”.

Edhe pse thotë se për përafrimin me standardet e vendeve të BE-së do të duhen rreth 2 shekuj, Hargitai thotë gjithsesi se “rajoni ka mundësi që ta shkurtojë këtë kohë zhvillimi pasi ka njerëz të mirë-arsimuar të cilët mund të jenë produktivë po aq sa kolegët e tyre në Evropën Perëndimore”.

Ndryshe nga Shqipëria, Serbia ka mundur të përfitojë më tepër fonde nga BERZH-i. Sipas raportimeve të mediave lokale, kjo bankë do të investojë 500 milionë euro vetëm gjatë këtij viti dhe 70 për qind e këtij fondi do të shkojë për sektorin privat./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne