Besa Shahini kërkon largimin e Mynyr Konit: Në 8 maj zgjidhen drejtuesit e rinj, gati platforma kundër plagjiaturave

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka treguar sot nismat e fundit që janë marrë nga dikasteri që ajo drejton.

Para gazetarëve, Shahini tha se “Pakti për Universitetin” nuk është harruar, por po vijohet të thellohet bashkëpunimi me studentët, duke rritur dhe numrin e atyre që përfitojnë bursa.

Në fjalën e saj Shahini tha se Universitetet publike këtë vit dhe do të kenë drejtues të rinj dhe si datë për zgjedhje është vendosur 8 maj 2020. Deklaratën e saj për zgjedhjet e fokusoi më shumë për Universitetin e Tiranës, ku Mynyr Koni është Rektori i padëshiruar prej saj.

Ministrja tha se ai duhej të ishte shkarkuar, po u mbaj në punë pas vendimit të Metës, por gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë ankesa nga studentë dhe drejtues të UT.

Më tej Shahini ka folur dhe për platformën anti-plagjiaturë, ku tha se shumë shpejt do të vihet në zbatim dhe të parët që do kontrollohen do jenë kandidatët që do kërkojnë drejtimin e universiteteve publike.

Po ashtu numri një i Arsimit foli dhe për projektin e ndërtimit të kampusit, ku sipas saj punimet do fillojnë këtë vit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne