Besimtarët myslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë mbushën xhamitë për Natën e Kadrit

Një numër i madh i besimtarëve të Shkupit u tubuan në xhamitë e qytetit, në veçanti në ato të Çarshisë së Vjetër, që bashkërisht të falin namazin e teravisë dhe namazin e Natës së Kadrit.

Ndër xhamitë e mbushura ishte edhe Xhamia e Mustafa Pashës, ku besimtarët u falën edhe në oborrin e xhamisë, për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm. Para faljes së namazit të teravisë, besimtarët patën mundësi të lexojnë Kuran, ndërsa pas faljes së namazit ndoqën ligjëratë për vlerat dhe rëndësinë e kësaj

Një ndër xhamitë ku besimtarët falën namazin për Natën e Kadrit ishte xhamia e Tabakëve në Tiranë.

Ndërkohë qindra besimtarë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytetin e Shqipërisë, në programin e organizuar me rastin e Natës së Kadrit.

Gjithashtu xhamitë janë mbushur nga besimtarët edhe në qytete e tjera të vendit.

Nata e Kadrit ka mbledhur së bashku qindra besimtarë edhe nëpër xhamitë e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Besimtarë të shumtë myslimanë me rastin e Natës së madhe iu drejtuan xhamive për t’i bërë adhurimet e tyre.

Xhamitë e Prishtinës ishin të mbushura më shumë se ditët tjera, ku e tillë ishte edhe xhamia Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë, e cila ishte e mbushur me qindra besimtarë. Besimtarët të cilët nuk gjetën vend brenda xhamisë e falën namazin e tyre edhe në oborrin e xhamisë.

“Nata e Kadrit” shënon fillimin e zbritjes së librit të shenjtë Kuran-it tek profeti (a.s). Nga Kuran-i mësojmë se kjo natë është më e vlefshme se 1 mijë muaj, sepse është nata e të mirave për besimtarët mysliman, natë e shpresës për mira dhe begati nga Allahu. (AA)

Ndërkaq edhe në vende të tjera të Ballkanit si Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin i Zi myslimanët shkuan në xhami për të kremtuar Natën e Mirë të Kadrit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne