Bota Opinion

Beteja në Sirinë jugore është duke përfunduar: Izraeli është përulur

nga Elijah J. Magnier

Vetëm dy javë që prej fillimit të operacionit ushtarak, xhihadistët dhe militantët në pjesën më të madhe të periferivelindor të Daraas në jug të Sirisë ose janë dorëzuar ose kanë dështuar në përpjekjet e tyre.Më shumë 70 fshatra që mbaheshin të pushtuara prej tyre janë çliruar nga Ushtria Siriane. Ndërkohë, Izraeli ka reduktuar kërkesat dhe kushtet e tij të deklaruaragjatë këtyre dy javëve të fundit: nga kërcënimetfillestare që e paralajmëronin ushtrinë siriane që të mos afrohej drejt jugut janë shndërruar në paralajmërime për Damaskun e tij që të mos i shtyjë forcat ushtarake përtej vijës së demarkacionit të vitit 1974 dhe të mos rrezikojë prishjen e kësaj marrëveshjeje midis Sirisë dhe Izraelit. Kjo do të thotë qartësisht që të gjithë lojtarët (SHBA-ja, Izraeli, Jordania, Arabia Saudite) i kanë braktisur xhihadistët dhe militantët që i patëntrajnuar dhe po u kthejnë shpinën atyre që tregon se tani ata janë të vetëm.

Për më shumë se shtatë vite tashmë, Izraeli ka investuar në këto xhihadiste dhe aleatët e tyreme shpërndarjen e informacioneve të inteligjencës, financimin, furnizimet ushtarake dhe ndihmat mjekësore. Në shumë raste të ndryshme, Izraeli ka thënë se preferon të ketë “Shtetin Islamik”në kufinjte me të sesaforcat iraniane. Po kështu nëshumë raste të ndryshme, Izraeli ka shpërndarë imazhe të xhihadistëve, duke përfshirë këtu edhe ata që luftonin nën flamurin e al-Kaidës të ndodhur në spitalet izraelite, duke marrë mjekimin e nevojshëm për t’u shëruar nga plagët e shkaktuara gjatë përleshjeve të tyre me forcat e Damaskut. Sot është e qartë se qëllimet e Izraelit janë mposhtur duke marrë parasysh se aika deklaruar se në momentin që ushtria siriane do të kalojnë vijën kufijtare të vendosur në vitin 1974, do të thotë ke ka kaluar vijën e kuqe. Izraeli po ngren zërin pa pushim sepse ushtria siriane e ka synimin si dhe mjetet e nevojshme për të mposhtur të gjithë xhihadistët dhe militantët që kanë marrë deri më tani mbështetje nga vendet e huaja. Siria nuk ka menduar në asnjë moment që të fillojë një luftë të re me Izraelin përpara se të çlirohet territori sirian në pjesën veriore.

Po kështu, edhe aleatët e sirianëvejanë duke u përfshirë në betejën që po zhvillohet në jugu të Sirisë si këshilltarë dhe me njësi rezervë (të vogla) për të mbushur boshllëqet në rast se ndodh që beteja arrin në një pikë kritike në fronte të ndryshme. Deri më tani, xhihadistët dhe militantët janë mposhtur lehtë dhe po tregojnë shumë pak rezistencë. Nuk ka ndonjë dyshim se si ISIS (“Shteti Islamik”, i njohur edhe si Ushtria e Halid bin Velidit), i vendosur në linjën e armëpushimit të vitit 1975, do të reagojë pasi as ushtria siriane dhe as Rusia nuk i njohin këtij grupi asnjë të drejtë për një zhvendosje në një vend tjetër. Për këtë arsye, zgjedhja e vetme që ka ISIS-i në jug të Sirisë është qëtë luftojë, të dorëzohet ose të lejohet të kalojë në Izrael, pasi që prej vitesh ushtria izraelite ka bashkëjetuar me ISIS në harmoni. Numri i terroristëve vlerësohet në mes të 1500 deri 2000 persona, një numër relativisht i vogël nëse e krahasojmë me situatë të tjera, ku ushtria siriane ka ballafaquar dhjetëra mijëra militantënë Jermouk, Homs, al-Badia, Deir-ezzour dhe Albukamal në veri dhe veri-lindje të vendit,të cilët arriti që t’i luftonte dhe t’i shkatërronte plotësisht.

Presidenti sirian Bashar al-Assad nuk i ka marrë parasysh kërcënimet izraelite në lidhje me pjesëmarrjen e këshilltarëve iranianë dhe forcave speciale të Hizbullahut në betejën e zhvilluar nëjugtë Sirisë. Në fakt, edhe vetëRusia e kupton domosdoshmërinë e pranisë së aleatëve të Damaskut në terren, kështu që ky operacion gëzon mbështetje tëplotë dhe suksesi i tij është i garantuar. Për më tepër, Moska ka parë dhe kuptuar se këshilltarët e Hizbullahut dhe ata iranianë janë tërhequr nga çdo betejë e vetme kur është kuptuar se ushtria siriane është parë si e mjaftueshme dhe sa herë që Damasku e konsideron një zonë mjaft të sigurt për të çliruar plotësisht. Për këtë arsye, Presidenti Putin mund t’i garantojë homologut të tij amerikan Donald Trump, se asnjë këshilltar iranian apo Hizbullahutnuk do të qëndrojë në kufijtë izraelitë (me kërkesën e qeverisë qendrore siriane), gjë të cilën ai ia ka siguruar tashmë vizitorëve të tij izraelitë gjatë muajit të kaluar në Moskë.Kjo gjëështë e mjaftueshme që Trump t’i bëjë me dije Izraelit se SHBA-ja nuk asnjë ka arsye për të besuar se mund të përballet me ndonjë rrezik nga Ushtria Siriane në kufijtë e Sirisë.

Për pothuajse 45 vjet, Damasku nuk është përfshirë në asnjë sulm serioz kundër Izraelit duke filluar që nga momenti i vendosjes së armëpushimittë vitit 1974 në kufi përgjatë lartësive siriane të pushtuara të Golanit. Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimimes pranisë së forcave të rregullta ushtarake siriane dhe pranisë së grupit terrorist ISIS-it, në territoret e pushtuara nga izraelitët të Lartësive të Golanit. Në të vërtetë, do të jetë e pamundur për Presidentin Trump të mbrojë politikën e ndjekur për Izraelin për të mbrojtur ISIS dhe është e pamundur që të sulmojë ushtrinë siriane që dëshiron të rimarrë kontrollin e territoreve të saj dhe të eliminojë krejtësisht prania e ISIS-it pjesën jugore të Sirisë.

Ajo që mbetur të zhvillohet në jug të Sirisë është vetëm një betejë taktike. Do të intensifikohet në një front dhe do të qëndrojë më e qetë në një front tjetër. Beteja po arrin objektivin e saj të parë për të pastruar lindjen e Daraas nga prania e ISIS-it dhe në ditët në vijim do të arrijë të sigurojë kontrollin e kalimit kufitar të Nasefit ndërmjet Jordanisë dhe Sirisë që i ndihmon të dy vendet të rimarrin qindra miliona dollarë në vit nga shkëmbimet tregtare që zhvillohen aty.

Në fazën e dytë do të merret kontrolli në perëndim të Daraas dhe Kuneytra.Ushtria siriane do të shtyjë forcat e saj drejt zonës jug-perëndimore tëDaraas për të pastruar rrugën nga xhihadistët që qëndrojnë në rrugën ndërmjet ushtrisë siriane dhe arritjes aty ku ndodhet ISIS-i. Nuk ekziston njëmomentipërcaktuar paraprakisht se kur do të përfundojë kjoë betejë. Megjithatë, rezultati i betejës është lehtësisht i parashikueshëm: ushtria siriane do të rifitojë kontrollin e territorit sirian, veçanërisht në qytetin e Daraas, ku të gjitha vendet e përfshira në “ndryshimin e regjimit” (Arabia Saudite, Jordania, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Katari) kanë zhvilluar fluksine tyre të trasportimit të armëve dhe financave për jugun e vendit. Këto shtete kanë arritur vetëm një gjë: Shkatërrimin e zonës së Levantit (që për rindërtimin e saj Sirisë do t’i nevojiten 300 miliardë dollarë), vdekjen e përafërsisht 400.000 mijë personave si dhe krijimin e miliona emigratëve dhe refugjatëve!

Burimi : Medya.Ş./ ML