Beteja për Iranin

nga Kevin Barret

Në Crescentin e muajit të kaluar kam pyetur pse armatimi nuklear imagjinar iranian shqetëson qeverinë amerikane më shumë nga armatimi nuklear i vërtet koreano-verior. Përgjigjja është e shkurtër: Izraeli kontrollon SHBA-të dhe Izraeli e urren Iranin, e jo Korenë Veriore. Përveç kësaj ideologjia islamike e Iranit paraqet sfidë serioze materializmit sekular perëndimor, gjersa sistemi komunist i Koresë Veriore nuk është i rrezikshëm për të. Dhe më në fund, krerët perëndimore janë gangsterë(banditë) të cilët kuptojnë vetëm logjikën e fuqisë, ashtu që respektojnë kolegun e tyre, gangsterin(banditin) me armatim nuklear në Korenë Veriore, por nuk e lejnë rehat Iranin jonuklear.

Për këtë shkak ekziston metoda e çmendurisë së dukshme të Trumpit e cila reflektohet në shpërblimin e Koresë Veriore për shkak të shkeljes së marrëveshjes dhe prodhimit të armëve nukleare, gjersa Irani dënohet për shkak të respektimit të marrëveshjes dhe jo prodhimit të armëve nukleare. Por logjika e Trumpit është tradhtare duke marr parasysh se e venë interesin izraelit mbi atij amerikan. Dhe kjo është e pabesueshme dhe kundër produktive nga qëndrimi strategjik. Njerëzit e fundit në botë të cilët Trumpi do të mund të abuzojë janë myslimanët iranian për sakrificat e të cilëve dëshmon lufta nga viti 1980 me Irakun e armatosur amerikan, si dhe të luftës së fundit që kanë luftuar kundër ISIS-it dhe terroristëve tjerë sionist në Siri.

Por, sikurse që ka deklaruar Rudy Giuliani me 5 maj, administrata e Trumpit është e përkushtuar ndërrimit të regjimit në Iran. Shprehja ndryshimi i regjimit është eufemizmi për agresionin, krimi i luftës më i lartë sipas parimeve të Nirnbergut. Kjo do të thotë të shfrytëzosh fuqinë ushtarake direkt apo jodirekt , së bashku me mjetet tjera, si dhe përpjekja për të përmbysur qeverinë e konstituar ligjore të kombit sovran. Çdo zyrtari shtetëror i cili përpiqet të kryejë krim lufte supreme meriton të burgoset, të dënohet dhe sipas atij rendi edhe të vritet.

Por, administratat e Trumpit, sikurse edhe administratat e mëparshme amerikane , nuk është e kujdesur për kryerjen e krimit më të lartë të luftës, i cili sipas parimeve të Nirnbergut konsiderohet më i keq nga gjenocidi, torturës dhe këqijave tjera të cilat e përcjellin luftën: “Fillimi i agresionit me luftë, nuk është vetëm krim ndërkombëtar, ajo është krim suprem ndërkombëtar i cili ndryshon nga krimet tjera të luftës pasi që në vete përmban të keqen e përgjithshme të akumuluar.”

Pse liderët amerikan dhe izraelit janë aq të lënë pas dore gjersa bota i vështron si kriminel më të këqij të luftës? Për atë që dinë se gëzojnë jo dënimin. E drejta ndërkombëtare nuk ka mekanizmin të qëndrueshëm për zhvillimin e drejtësisë. Ashtu si banditi i cili posedon policinë dhe gjyqet, krerët amerikan dhe sionistët konsiderojnë se mund të tërhiqen me çdo gjë.

Plani i ndryshimit të regjimit të administratë së Trumpit për Iran është sa i pa kuptimtë po aq edhe ilegal. Këshilltar suprem të Trumpit për Iran, John Boltoni dhe Mike Pompeo kanë ëndërruar për kultin bizar terrorist Muxhahidin el Halk(MEK, më mirë thënë Munafikun el Halk) si regjim të ri kukull amerikano-sionist. Zgjidhja e tyre, MEK-u si surrogat i preferuar tregon paqartësinë e plotë në boshtin e çmendurisë ultra-sioniste Bolton-Pompeo, MEK-u është përgjegjës për pjesën më të madhe të 17.000 viktimave iraniane të terrorizmit që nga Revolucioni iranian.

Edhe pse është i financuar mirë, MEK-u nuk ka kurrfarë mbështetje brenda Iranit. Duke kombinuar ekstremizmin e majtë psikopatik të Pol Potit me taktikën e shpërlarjes së trurit të Sun Mynung Moon-it ose Charles Mansonit, MEK-u do të ishte zgjidhje e përsosur po të ishin Boltoni dhe Pompei agjentët sekret iranian të cilët përpiqen të ofrojnë njerëz iranian kundër ndryshimit të imponuar amerikan të regjimit iranian.

Pse administrata e Trumpit ka zgjedh kultin e çmendur jo të popullarizuar të terrorizmit që të udhëheq komplotin anti-iranian? Intriguese. Paramendoni që Boltoni të thotë Pompesë: “Po, cilin do të kurorëzojmë si kukull të ardhshëm të shahut iranian? Djalin e shahut të vjetër? “Pompeo përgjigjet: “Jo, atë e urrejnë vetëm 99,8% të iranianëve. Duhet dikë që është i neveritshëm universal. “Po çka është me MEK-un”?, “Bingo!”

Ajo çka është e sigurt është se MEK-u e ka blerë mbështetjen e Boltonit dhe Pompesë në mënyrë të njëjtë sikurse e ka blerë Giulaninë dhe politikanë tjerë të korruptuar perëndimore:duke iu ofruar paga të pesëfishtë(dhe ku me ditë çfarë prapa perdeve). Theksojmë në shembull, sekretareshën e Trumpit Elaine Chao në vitin 2015 është paguar 50.000 dollar për bisedën pesëminutëshe të MEK-ut. Kjo do të thotë se ora e saj është më shumë se gjysmë milion dollar. Tarifat e tilla për fjalime padyshim nuk janë paga, por është ryshfet(mito). Lehtë është të dyshosh se prapa qëllimeve të tilla të kalbura fshihet dora sioniste. Në të vërtetë, sionistët janë ekspertët udhëheqës botëror për blerjen dhe shitjen e politikanëve amerikan.

Pompeo i blerë ka treguar dëgjueshmërinë e tij MEK-ut( dhe sionistëve prapa tyre) ashtu që ka lejuar zyrtarit të lartë të MEK-ut Muhamed Muhadisin që të përpilojë ultimatumin prej 12 pikëve Iranit. Ultimatumi me të madhe është përjetuar si qesharak. Në thelb ka kërkuar nga Irani:

-në tërësi të braktis hulumtimin e tij nuklear paqësore dhe programin energjetik i cili është në kuadër të NPT-së;

– të lejojë “inspektorëve”(lexo agjentëve të CIA-së dhe Mossadit) qasjen e tërësishme në tërë hapësirën e vendit, duke shkelur sovranitetin iranian;

– të dorëzojë të gjitha raketat, të cilët janë mbrojtja kryesore e tij kundër invadimit dhe sulmeve me të cilën vazhdimisht i kërcënojnë sionistët dhe amerikanët;

– të ndal mbështetjen e Palestinës;

– të ndal mbështetjen e njerëzve tjerë të shtypur në vendet tjera të botës;

– të bie në gjunjë dominimit sionisto-saudit të Lindjes së Afërt myslimane.

Boltoni, Pompeo dhe MEK-u poashtu kanë kërkuar që krerët iranian të braktisin Islamin dhe të angazhohen për besatim Dexhalit dhe rendit të ri botëror. Për fat të keq për regjimin e Trumpit, udhëheqja iraniane është e sajuar prej materialit tjetër për dallim nga krerët e ashtuquajtur të Arabisë Saudite. Vendimi i Trumpit për tërheqje nga marrëveshja nukleare me Iranin dhe zhvendosja e tij në agjendën budallaqe të ndryshimit të regjimeve në botë, në rast se do Zoti, do t’i thyhet në kokën e tij. Kur’ani porosit: “Ata planifikojnë, por edhe Allahu planifikon, e Allahu është strategu më i mirë”(8.30). Komploti i regjimit të Trumpit kundër Iranit islamik do të mund të shembet në mënyrë i cili do të përparojë planin islamik rajonal gjatë tërë botës.

Programi anti-iranian Bolton-Pompeo-MEK, ashtu si është sajuar nga trurët, aq është pashije që diskrediton luftën sioniste dhe amerikane kundër Islamit. Për dallim nga Obama i artikuluar i cili me sukses e ka përsërit luftën e Bush-Chenyit kundër Islamit dhe i ka imponuar në pjesën e madhe të botës. Trumpi(si Netanjahu) me siguri i pakëndshëm si klouni sikurse edhe vet politika për të cilin angazhohet. Sa më zëshëm, Trumpi dhe Netanjahu sikurse edhe miqtë e tyre ekstremist, Boltoni dhe Pompeo, ulërinin kundër Iranit, kjo është edhe më e dukshme se SHBA-të dhe Izraeli në vërtetë janë Shejtani i Madh dhe Shejtani i Vogël të cilët në vitin 1979 imam Homeini i ka përshkruar( por shtrohet pyetja se kush është në të vërtet Shejtani i Madh, e kush është Shejtani i Vogël, në të vërtet kush është prej tyre kryesori?).

Njerëzit inteligjent nga shtetet jomyslimane, duke përfshirë ato në Evropë, Rusi, Kinë, Amerikë Latine dhe pjesët e ndryshme të Azisë Lindore dhe Afrikës, nuk mund e të mos vejnë re se Trumpi dhe Netanjahu dhe banda e tyre janë të çmendurit e vërtetë, gjersa iranianët të cilët përqeshen sikur ”ekstremistët” në të vërtetë janë njerëz të arsyeshëm. Ky perceptim do të sjell Iranit dhe zgjimit islamik, në të cilin Irani luan rolin udhëheqë, shumë simpati. Kjo do të përmirësojë fuqinë iraniane dhe në mënyrë plotësuese do të rëndojë të çmendurit anti-iranian të bëjnë komplote dhe konsensuse globale nëpërmjet rrugëve me të cilët i zbatojnë planet e tyre.

Fakti se islamofobët e tillë suprem sikurse që janë Trumpi, Netanjahu, Boltoni dhe Pompeo mendojnë se do të shkatërrojnë Islamin me atë që do të sulmojnë Iranin është jashtëzakonisht e dukshme. Në kohën kur princi trashëgimtar i fronit i Arabisë Saudite këmben llambat ndriçuese me Trumpin dhe premton se do të kthejë Islamin, gjersa islamofobët bashkohen dhe bëjnë komplote kundër Jerusalemit(Kudsit) dhe Iranit, myslimanët gjatë gjithë botës tani mund të shohin ndryshimin e qartë dhe të dukshëm, të ashtuquajturin Furkan, në mes të myslimanëve të vërtetë dhe të rrejshëm. Kjo do të mund të sjell ripërtëritjen e interesave për unitetin islam, të kombeve kyçe sikurse që janë Turqia dhe Pakistani, sikurse edhe shumica e popullatës botërore myslimane, do të kenë arsye bindëse të mendojnë për qëndrimet dhe politikat aktuale, dhe të shqyrtojnë bashkimin për mbrojtjen e Iranit islamik dhe Palestinës islamike.

Burimi : ePogledi/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne