Një përplasje e fortë është shënuar sot mes njërës prej ish ikonave të Top Channel, që i përket viteve të lavdishme të këtij televizioni Rudina Xhungës dhe simbolit të erës aktuale, Ledion Liço. Por kjo betejë shumë e fortë që ndihet me gjeneratave të medias që la pas Dritan Hoxha është shndërruar në një larje logarish personale. Si fillesë për këtë ka shërbyer një shkrim në portalin që drejton Xhunga Dritare.net. Dhe pastaj një përgjigje e ledionit në “Instagram”.
Një shkrim në portalin “Dritare.net” u botua artikulli: “E premtja pa shikues e Top Channel/ Ledioni dështon me Voice”.
Në shkrim thuhej që Ledioni po kalohet në audiencë nga emisionet konkurente të së premtes në mbrëmje: Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot “The Voice of Albania ” është shumë larg vendit të parë, ne tv. Këtë vend e ka rrëmbyer dhe nuk e leshon Arjan Cani. Dhe është Turjan Hyskaj që e merr audiencën tjetër. Ledioni është shumë pas dhe madjë jo të gjithe e dine që “The Voice of Albania” ka nisur, duke menduar se postimet insta të Ledionit tregojne për xhirimet dhe pergatitjet. Kjo duket se ndodh për shkak te trajnerëve të këtij sezoni, personazheve shume modestë dhe vete Ledionit që ka humbur lidhjen me shikuesin” shkruante Dritare.net. Por kjo media dukej sikur kalonte në keqdashje teksa përpos raportimit të fakteve shtonte edhe komentin: Ledioni e ka humbur etiketën”ylli i Top Channel” duke shtuar se ai tani njihet si “burri i Sara Hoxhës”, njërës prej trashigimtareve të mbretërisë mediatike.
Pikërisht këto kanë qënë fjalët që kanë nervozuar Ledionin që ka shpërthyer kundrejt Xhungës.
Foton me një tabelë statistikore ku shikohet shikueshmëria ai e shoqëron me këto fjalë : “Për Xhungat e kësaj bote dhe për Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit!” Pra sikurse shihet edhe njëherë debati është krhyer në luftën mes berzave në TV më të mëdh në vend. Ata që e quajnë veten ish të përzgjedhurit e Tanit, nuk i durojnë dot yjet e rinj që po sponsorizohen nga trashigimtarët e tij. Kjo është po aq e vërtetë sa e anasjellta prandaj duhet vëtëm një shëkëndijë, që beteja publike të rindizet.
/LAPSI.AL/