Betohen deputetët e rinj të Kosovës, Glauk Konjufca zgjidhet kryeparlamentar

Betohen deputetët e rinj të Kosovës, të cilët u zgjodhën pas zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa qeveria ende nuk është krijuar. Fillimisht u bë verifikimi i mandateve të 111 deputetëve. Ndërkohë, surprizë nga Vetëvendosje ka qenë kandidatura për kreun e Parlamentit, të cilët kanë propozuar dhe më pas miratuar Glauk Konjufca.

Ai u propozua në këtë post nga kreu i partisë, Albin Kurti, ndërsa arriti të sigurojë votat e mjaftueshme. Ndërkohë nënkryetarë do të jenë Kujtim Shala, Arbërie Nagavci dhe Memli Krasniqi për nënkryetar.

Aktualisht në sallën e Kuvendit mungojnë disa ministria dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj./balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne