Bibla më e vjetër hebraike shitet në ankand për 38 milion dollarë

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se bibla hebraike pothuajse e plotë dhe e ruajtur jashtëzakonisht mirë, të cilës i mungojnë vetëm tetë faqe dhe përbëhet nga 24 kaptina, u shit nga Sotheby’s pas një konkursi katër minutësh mes dy ofertuesve

Bibla hebraike që daton nga shekulli i nëntë pas Krishtit është shitur në New York për 38.1 milionë dollarë, transmeton Anadolu.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se bibla hebraike pothuajse e plotë dhe e ruajtur jashtëzakonisht mirë, e njohur si Codex Sassoon, të cilës i mungojnë vetëm tetë faqe dhe përbëhet nga 24 kaptina, u shit nga Sotheby’s pas një konkursi katër minutësh mes dy ofertuesve.

Oferta fituese u bë nga Alfred H. Moses, ish-ambasador i SHBA-së dhe president i Komitetit Hebre të Amerikës, i cili do t’ia dhurojë dorëshkrimin historik një muzeu në Izrael.

Që nga viti 1989, kodeksi ishte në pronësi të financierit dhe koleksionistit zviceran, Jacqui Safra. Ai është emëruar sipas pronarit të tij të shquar, David Solomon Sassoon (1880-1942), i cili sipas Sotheby’s, grumbulloi koleksionin më të madh dhe më të rëndësishëm privat të dorëshkrimeve hebraike në botë dhe kishte një afinitet të veçantë për Biblën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne