Biden: Trump është një sharlatan

Presidenti i SHBA Donald Trump është një “sharlatan”, tha ish-nënpresidenti Joe Biden, duke akuzuar kreun e shtetit se ka përfituar nga votuesit e pakënaqur të klasës së mesme.

“Këta njerëz nuk janë të paragjykuar. Janë realistë. Ata janë realistë dhe bëhen objektiva për sharlatanët, “tha Biden në një fjalim në Këshillin e Çikagos mbi Çështjet Globale, duke ju referuar votuesve të klasës së mesme që mbështesin Trump. “Dhe shikoni se çfarë ndodh – Trump vepron si shumica e sharlatanëve, të cilët kërkojnë të lartësojnë veten dhe të konsolidojnë fuqinë e tyre, duke fajësuar gjithnjë të tjerët,” shtoi ai. Joe Biden gjithashtu kritikoi “zakonin fëmijëror” të Trumpit dhe e këshilloi atë të ndalonte komunikimin e mesazheve të politikës së tij të jashtme nëpërmjet platformës sociale. Biden vazhdoi sulmet e tij kundër Trump duke paralajmëruar se vendi ishte tashmë në një “rrugë të errët” nën Trump dhe se heshtja ndaj kësaj situate është “pjesëmarrje në krim”. “Sot, merakosem që po ecim nëpër një rrugë shumë të errët që izolon Shtetet e Bashkuara në skenën botërore dhe rrezikon popullin amerikan,” tha ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne