Biden: Trump ka tradhtuar dhe për këtë duhet thirrur në interpelancë

Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për tradhti dhe kërkoi thirrjen e tij në interpelancë.

Biden gjatë një fjalimi në Rochester të shtetit New Hampshire deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump ka shkelur betimin e tij presidencial dhe ka tradhtuar kombin dhe për këtë ai duhet të thirret në interpelancë. Kohët e fundit pas një skandali është zbuluar se Donald Trump në një bisedë telefonike me Vladimir Zalenski president i Ukrainës nga ai ka kërkuar që t’i japë informacione që mund të dëmtojnë imazhin e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Thuhet e Trump i ka premtuar një ndihmë ushtarake prej 250 milion dollarësh Ukrainës për të zbuluar aferat e pretenduara korruptive të Biden dhe djalit të tij. pas këtij skandali ka nisur procesi për thirrjen e presidentit në interpelancë, urdhri i të cili është dhënë nga Nancy Pelosi kryetare e Kongresit amerikan. Deri tani 250 pjesëtarë të Kongresit kanë mbështetur thirrjen e presidentit në interpelancë. Më herët Pelosi ka thënë se në Amerikë askush nuk qëndron mbi ligjin dhe njoftoi nisjen e hetimeve për thirrjen e Donald Trump në interpelancë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne