Bie nga lartësia, humb jetën 81-vjeçari në Kombinat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i moshuar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka humbur jetën.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.T., 81 vjeç ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor,“-njofton policia./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne