Bie nga një objekt në rikonstruksion, humb jetën 40-vjeçari në Kavajë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kavajë pasi ka rënë nga një lartësi e madhe. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Golem, ku 40-vjeçari punonte në një objekt në rikonstruksion. Ai është dërguar në spital por për shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.

“Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne