Ka rënë sot nga pallati polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Në momentin që është hedhur nga pallati 11 katësh, ai ka mbetur te kabllot e internetit dhe më pas është përplasur.
Azbi Spahiu është polici i qarkullimit rrugor, i cili arrestoi disa ditë më parë djalin e biznesmenit Samir Mane, Martin Mane. 27 vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës. Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. Policia, përmes një njoftimi, thotë se Spahiu ka rënë nga lartësia.
Njoftimi i policisë:
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./Prapaskena