Në doganën e Qafë-Thanës ka rënë sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por më ngadalë. Autoritetet kanë hapur sportelet, ndërsa aktualisht ka një fluks të automjeteve që kalojnë nga kjo doganë. Gjatë festave fluksi i emigrantëve të kthyer në vendlindje shkoi deri 10 000 ne ditë.