Bilall Kasami: Ne kemi edhe financat për t’i realizuar projektet që i premtojmë

Problemet që Tetova i kishte në vitin 2013, Teuta Arifi i identifikoi, por sot lëre që nuk ka zgjidhur asnjë problem, problemet e Tetovës janë dyfishuar”, kështu u shpreh kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e tetivës, Bilall Kasami, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie. Kasami tha se përveç se kanë ide dhe plan se si t’i realizojnë projketet e premtuara për Tetovën, gjithashtu kanë të siguruara edhe financat për realizimin e gjithë projekteve. Kasami në takimin me banorët e Reçicës së Vogël, tha se kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës i ka penguar edhe kompanitë e suksesshme lokale që të investojnë në këtë qytet.

“Ne jemi të përkushtuar që projektet siç është çështja e mbeturinave, deponisë, të realizohet me fonde IPA dhe ju garantoj se këto fonde do të sigurohen, sepse ka kapacitete institucionale Komuna të cilat nuk i ka shfrytëzuar. Komuna ka një qendër për zhvillim ekonomik lokal, ku duhet të ketë njerëz e jo militantë partiak të cilësdo parti”, deklaroi Kasami. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne