Bilanci i Marshit të Madh të Kthimit: 112 të vdekur, 13.000 të plagosur

Ministria e shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar në një deklaratë, se që nga fillimi i Marshit të Madh të Kthimit, me datën 23 mars e deri më tani, kanë rënë dëshmorë 112 palestinezë dhe rreth 30.000 të tjerë janë plagosur nga ushtarët e regjimit sionist.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve IRNA, në mesin e të vrarëve janë edhe 13 fëmijë.

Ministria e shëndetësisë së Palestinës njoftoi gjithashtu se në mesin e të plagosurve ishin edhe 2.296 fëmijë dhe 29 gra. Ministria gjithashtu njoftoi se gjendja e 323 personave të plagosur është e rëndë, 32 prej tyre kanë humbur një gjymtyrë dhe kanë mbetur invalid.

Ushtarët e regjimit pushtues, vetëm me datën 14 maj, kanë vrarë 65 palestinezë dhe kanë plagosur 2.900 të tjerë.

Shumë vende, veçanërisht Republika Islamike e Iranit si dhe organizata dhe institucione ndërkombëtare dënuan këto vrasje të regjimit sionist.

Marshi i Madh paqësor i Kthimit i cili filloi në Ditën e Tokës, me datën 30 mars, po vazhdon ende në Rripin e Gazës.

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze,Hamas ka njoftuar se populli palestinezë do të vazhdojë Marshin e Madh të Kthimit derisa të fitojnë të drejtat e tyre.

Ismail Henije tha se duke marrë pjesë në marshet paqësore në Gaza, populli palestinezë ka hapur një faqe të re në historinë e e umetit islam.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne